Ganimete Musliu polemizon me Eman Rrahmanin për sigurimin e maskave

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti i LVV-së Eman Rrahmani kanë polemizuar sot në Kuvend se cila parti ka udhëhequr më mirë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kuvendi sot ka në rend të ditës raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Deputeti Rrahmani ka thënë se ish-Ministri i Shëndetësisë nga PDK-ja ka lënë në dispozicion vetëm 60 mijë maska. Ai po ashtu ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga LDK-ja lidhur me menaxhimin e pandemisë.

“ Ju kemi lënë 60mijë maska, mburret njëri nga deputetët e kësaj qeverie, numri i ketyre maskave nuk mbulon nevojat as për një ditë. Më mirë mos folni fare, sesa kur po folni po na fyeni injorancën, nuk keni asnjë aryetim që të ju nxjerrë nga hipkorizia, gjithçka kemi dëgjuar këtë javë, është thjeshtë një gramofon i prishur, manuali, manuali, manuali. E keni të pamundur të siguroni teste dhe 500 mijë vaksina të gripit sezonal. Nese i siguroni do të ju kërkoj faljë publike”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“ Nesë Uran Ismajli i  ka lënë 60 mijë maska dhe ato janë për një ditë, Arben Vitia ka shpallur tender për 160 mijë maska , pra për dy ditë  mos le të manipulojnë  me shifra mos të shesin moral  për diçka që nuk kanë mujt me bo kurrë, duhet të jenë mirënjohës për atë së çfarë kanë gjetur. Falë Uran Ismajlit  shëndetësia po arrinë të përballojë fluksin e të infekuarve”, ka thënë deputetja Musliu.