Ganimete Musliu: Kuvendi gjatë këtij viti u shndërrua në fushë betejë të narcizoidëve

Ganimete Musliu nga radhët PDK në seancën ku po diskutohet për projektbuxhetin për vitin 2021, tha se kuvendi gjatë këtij viti u bë një fushë betejë e narcizoidëve për interesa partiake.

Ajo tha se këtë situatë e kemi si pasojë e zgjedhjeve të fundit nga i cili doli një koalicion i turpit.

“Ne si kuvend jemi katandisur në gjendje që kurrë më keq nuk kemi qenë. Sot do duhej të flitej për projekte e rritje të pagave, për shëndet, ekonomi. Por kjo foltore po përdoret për akuza. Kuvendi u bë fushë betejë e narcizoidëve. Krejt kjo gjendje nuk erdhi papritur, por është pasqyrë e zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Koalicioni që çirrej për kthim të shpresës në vend, ata sollën dy qeveri në vit që raportojnë vetëm dështime. Qysh në fillim këtë koalicion e kam quajtur koalicion i turpit, u bën copa nëpër debate”, ka Musliu.

Tutje Musliu tha se PDK i ka votuar 10 marrëveshje ndërkombëtare pa marr parasysh që nuk kanë qenë në qeveri.

“Ky koalicion nuk ka mundur të bëjë asnjë hap pa u mbështetur te PDK, ne i kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Lehtësim i madh që kësaj maskarade i erdhi fundi”, shtoi tutje Musliu.