Ganimete Musliu ia vendos Albin Kurtit distinktivin me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka vendosur në setër mandatarit për kryeministër Albin Kurtit një distinktiv me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Këtë veprim e bëri deputetja derisa Kurti u ishte drejtuar deputetëve për ta shpalosur programin e tij qeverisës.

“I ke të dy [flamujt] edhe të Kosovës” i tha Musliu Kurtit, ndërsa ky i fundit ia ktheu me një “Faleminderit!”.

 

Edhe në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës me 26 dhjetor 2019, deputetë të PDK-së, gjatë betimit, i vendosën flamuj kombëtarë para kolegëve të tyre nga Lëvizja Vetëvendosje.

Foto: KALLXO.com