Ganimete Musliu i drejtohet qeverisë ‘grahni punës’

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iu është drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci duke i thënë se paraqitja e saj tregon saktësisht për paaftësitë që i ka qeveria .

“Binduni një herë e mirë që nuk ka fillu asgjë me juve, nuk mund ta ndryshoni historinë. Keni me u përball edhe me sukseset e qeverive të kalume edhe me problemet eventuale që kanë shkaku qeveritë e kalume”, tha Musliu.

Musliu kërkoi që kjo qeveri mos të sjell ankesa në Kuvend për punën e qeverive të kaluara.

“Mjaftë më me ankesa e kemi gjetë kështu e kemi gjet kështu tregoni çka doni me bo konkret për çka keni ardhë në qeveri. Keni ardhë për të ndryshu ndryshoni, keni ardhë për të bërë reforma bëni reformat ne do t’ju përkrahim. Mjaftë më me ankesa e keni tepru në çdo seancë duke u ankuar për qeveritë e kaluara tani e keni pushtetin absolut pothuajse. Grahni punës”, tha Musliu.