Ganimete Musliu, deputetes së VV-së: Fitore mbylle gojën kur flas unë

Në seancën për rishikimin e buxhetit e cila po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës sa deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu po mbante fjalimin e saj, i tha deputetes së VV-së, Fitore Pacollit  që ta mbyllë gojën.

“Fitore mbylle gojën kur të flas unë”, tha Musliu.

Kjo ndodhi pasi që gjatë fjalimit të Musliut, Pacolli ndërhyri duke i thënë diçka.

“Po e përsëris, Fitore mbylle gojën”.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetaresë së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila i tërhoqi vërejtje Musliut për gjuhën e saj.

“Kolege keni kujdes me gjuhën që përdorni. Po ta tërheq vërejtjen pasi që gjatë gjithë kohës kur kanë folur deputetët e tjerë ju keni ndërhyrë”, u shrehë Osmani.

Ganimete Musliu i ka replikuar Osmanit duke i thënë se “edhe unë po e përsëri , kur flas unë ajo do të dëgjojë deri në fund, ajo nuk ma cakton të drejtën e fjalës”.