Gani Mehmetaj. Foto: Facebook

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

Shkrimtari nga Prishtina, Gani Mehemtaj ka fituar çmimi letrar “Kadare” për vitin 2020.

Këtë çmimi Mehmetaj e fitoi për romanin “Zogjtë e qyqes”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë autori i romanit në Facebook.

Përveç Mehmetaj në  mesin e 5 finalistëve për këtë çmim për këtë vit ishin edhe Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila.

Ky çmim jepet nga Fondacioni MAPO dhe Universitetit Evropian në Tiranë.

Vlera e tij është 10 mijë euro.