Gani Geci kërkon dorëheqjen e Armend Zemajt nga kreu i shëndetësisë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar dorëhqejen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Faecbook, Geci ka thënë se shëndetësia nuk është zanat që di ta punoj Zemaj.

“Alarm. Ministri i Shëndetsis të jap dorheqje të pa revokueshme . nese jo atëhere Avdullah Hoti ta shkarkoj atë . 1. Thjesht nuk e din këtë zanat . Kjo duhet të mbetet nji mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kan haberin as në menagjim e as në mjeksi”, ka shkruar Geci.

KALLXO.com po raporton nga Klinika Infektive në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe sot.

Klinika Infektivës është rrethuar me shiritat policor pas hetimeve që janë duke kryer policia dhe prokuroria për vdekjet e mistersme që kanë ndodhur dje dhe po dyshohen se pesë viktima janë shënuar edhe sot.

Burimet brenda policisë i kanë thënë KALLXO.com se ka dyshime për mosfunksionim të aparateve të oksigjenit.