Gani Geci: Kam informata që jeta ime është në rrezik pas intervistimit të Hashim Thaçit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci përmes një videomesazhi në facebook ka thënë se ka marrë informata se jeta e tij është në rrezik kjo pas intervistimit të Presidentit, Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Geci ka theksuar se këto informata i janë përcjellur nga shtetet e Bashkimit Evropian, përkatësisht Brukseli e Holanda.

“Dje rreth orës 18:00 na kanë thirrë në telefon disa persona nga shtetet e Bashkimit Evropian, nga Brukseli e Holanda. Më duhet të ju tregoj se pas intervistimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi Brukseli ka informata se jeta ime është në rrezik”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se askush nuk mund ta kërcënojë apo frikësoj pasi rruga e tij drejtë pavarsisë ka qenë e drejtë.

“Andaj askush nuk do të mund dhe nuk ka fuqi as të më kërcënoj as të më frikësoj, në rrugën time të drejtë në rrugën e familjes sime  drejt lirisë dhe pavarsisë, të cilën pavarsi e filloi dhe ne e mbaruam pas vdekjes së Presidentit Rugova”, ka thënë tutje Geci.

Fjalimi i plotë i Gani Gecit:

“E nderuar Kryetare e Kuvendit i nderuar Ministër i Punëve të Brendshme dua ta ndajë një informatë me ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Dje rreth orës 18:00 na kanë thirrë në telefon disa persona nga shtetet e Bashkimit Evropian, nga Brukseli e Holanda. Më duhet të ju tregoj se pas intervistimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi Brukseli ka informata se jeta ime është në rrezik. Prandaj une po dua që këtë informatë ta ndajë me ju. Mua dje më është thënë të kem kujdes  sepse  sigurisht kanë ra në pergjime, dhe jeta ime është në rrezik, dhe këtë dua ta them edhe niher se Komunikata Numër 59, historia e familjes time 300 vjeçare nuk mund të fshihet dhe as rishkruhet nga askush, ajo është shkruar me gjak, me gjakun  e bijëve dhe bijave të bajraktarit dhe me gjak të shokëve tonë. Andaj askush nuk do të mund dhe nuk ka fuqi as të më kërcënoj as të më frikësoj, në rrugën time të drejtë në rrugën e familjes sime  drejt lirisë dhe pavarsisë, të cilën pavarsi e filloi dhe ne e mbaruam pas vdekjes së Presidentit Rugova”.