Gani Geci: Jam marrë në pyetje nga Gjykata Speciale për 20 orë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka njoftuar se ka përfunduar intervistimi i tij nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

“Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës sot kam përfunduar intervistiminn pranë Dhomave të Specializuara të Gjyaktës Speciale”, ka thënë Geci në një video të postuar në facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se cilët persona duhet të frikësohen nga dëshmia e tij.

“Jam marrë në pyetje plotë 20 orë, nga dëshmia ime mund të frikësohet ata që kanë shkruar komunikatën numër 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vritet Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, të tjetër nuk kanë nevojë të friikësohen” ka thënë Geci.

Ai tutje ka shtuar se në këtë Gjykatë nuk ka rëndësi se në çfarë cilësie ftohesh.

“Nuk është me rëndësi në këtë në gjykatë se në çfarë cilësie merresh në pyetje, prandaj plotë 20 orë të gjitha pyetjeve ju kam përgjigjur, dhe mendoj se komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe sepse pas kësaj Gjykatë nuk do të merrem më më ketë çështje, të gjithë atyre që lirohen ose nuk merret gjykata me ta unë do të ju jap dorën”, ka thënë Geci.

Të dashur qytetarë, sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë.

Publiée par Gani Geci sur Vendredi 18 septembre 2020