Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. FOTO: Screenshot REL.

Gallieni: KFOR nuk arreston, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit

I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve në veri pas protestave të 29 majit, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Andrea Gallieni ai ka thënë se KFOR-i nuk arreston, por Policia e Kosovës e cila tha se është përgjegjëse për sundimin e ligjit.

“Po, sepse Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe për zbatimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Gallieni.

Ai shtoi se gjatë protestës dy persona po kryenin veprime ilegale kundër trupave të KFOR-it.

“Gjatë protestës, dy persona po kryenin veprime ilegale apo veprime të dhunshme kundër trupave të KFOR-it, ata vetëm u ndaluan, dhe më pas ishte Policia e KFOR-it për t’i marrë ata dhe, nëse i janë arrestuar, i kanë gjetur fajtorë për sjelljen e tyre. Por, KFOR-i nuk arreston, është Policia e KFOR-it përgjegjëse për këto veprime të ndërlidhura me sundimin e ligjit në Kosovë”- ka thënë ai.

Ai ka shtuar se personat që marrin pjesë në protestë më armë nuk janë popullatë e zakonshme.

Sipas tij, është detyrë primare e policisë së Kosovës, sepse është përgjegjëse për sundim të ligjit, për të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i gjetur këto grupe, dhe nëse ka ndonjë kriminel, të zbatojë ligjin.

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Andrea Gallieni, ka deklaruar se ishte e qartë që prapa protestuesve serbë në Zveçan më 29 maj, qëndronin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it.

KFOR-i: Prapa protestave të dhunshme në Zveçan qëndronin grupe kriminale

Gjykata e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dy serbëve të arrestuar më 29 maj në Zveçan, të cilët dyshohet se u shkaktuan lëndime pjesëtarëve të KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com, ekziston dyshimi se të akuzuarit së bashkë me disa të dyshuar të tjerë nga nacionaliteti serb kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe me armë zjarri nga të cilat janë lënduar së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Me këto veprime ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit Kushtetues” si dhe “sulmi ndaj personit zyrtar”.

Më 29 maj 30 ushtarët të KFOR-it mbetën të lënduar dhe plagosur pas përleshjes më protestuesit serbë në Zveçan. Protestuesit kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për këto sulme. KFOR-i konfirmoi se se tre ushtarë ishin plagosur me armë zjarri.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ata po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.