Ekspozita ‘Koleksioni i grafikës’. Foto: Kallxo.com

Galeria Kombëtare e Kosovës ekspozon veprat nga fondi i grafikës

Mbi 100 vepra të fondit të grafikës së Galerisë Kombëtare të Kosovës janë ekspozuar në këtë galeri në kuadër të ekspozitës “Koleksioni i grafikës”.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e 36 autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Përveç GKK-së, një pjesë e veprave është ekspozuar edhe në galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita grafika është hapur në përvjetorin e 40-të të themelimit të Galerisë Kombëtare.

Ekspozita ‘Koleksioni i grafikës’. Foto: Kallxo.com

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka shkruar se koleksioni i grafikës që prezantohet në këtë ekspozitë përfshin 36 autorë, 16 nga Kosova, 7 nga rajoni dhe 13 nga bota.

“Koleksioni i autorëve vendor është cilësor, por jo i plotë, përfshinë kryesisht autorët e viteve 1960-1990 , duke filluar nga bardi dhe, praktikisht, themeluesi i artit të grafikës, Gjelosh Gjokaj, i cili pos punës kreative pedagogjike, ka sjell në Kosovë edhe mjeshtërinë dhe kërkesat teknike më të avancuara të kohës. Kjo listë gjithsesi duhet të plotësohet me autorë të tjerë bashkëkohor”, ka shkruar Maliqi, në katalogun e ekspozitë, “Koleksioni i grafikës”, të publikuar edhe në Facebook-un e GKK-së.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 mars 2021.