Gafa e zyrtarit të PDK-së, solidarizohet me Kroacinë, lutet për popullin francez

Një zyrtar i PDK-së është solidarizuar me Kroacinë, konkretisht me kryeqytetin e saj, Zagrebin, i cili sot në mëngjes u përball me tri tërmete që shkaktuan dëme materiale dhe të lënduar.

Mirëpo, në një postim të tij, Ramadan Hoti, duke dashur të lutet për popullin kroat, e ka bërë një gabim, dhe është lutur për popullin francez.

Hoti është kryetar i degës së PDK-së në Has dhe ishte nënkryetar i Komunës së Gjakovës.

Më vonë, Ramadan Hoti e ka përmirësuar gabimin e tij.

Gjeni më poshtë postimin në profilin e tij me gabim dhe më pas të përmirësuar.