Gafa e Armend Zemajt ia huq Ministrisë që drejton - VIDEO

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ngatërroi pozitën e tij duke thënë se është ministër i Drejtësisë.

I pyetur në lidhje me projektligjin e barnave anti-COVID, Zemaj duke u përgjigjur tha se Ministria e Shëndetësisë e ka përkrahur projektligjin dhe e ka nënshkruar draft projektligjin.

“Janë në analizë të dy elementeve që duhet të i fusin brenda projektligjit, për gjobat dhe ndëshkimet dhe qasja e dytë raportin e krijuar nga një grup ekspertësh për protokollet e reja klinikë që ndihmojnë shërimin e pacientëve nga COVID-19”, tha Zemaj.

Në pyetjen pasuese të gazetares, ai ngatërroi pozitën e tij  të ministrit.

“Unë si ministër i Drejtësisë kam krijuar një grup ekspertësh nga fusha specifike që kanë nxjerrë një raport dhe ky raport do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës përmes projektligjit apo si vendim i qeverise për ta trajtuar apo ta kemi pjesë të trajtimit”, tha ai.

Në konferencën e sotme, Zemaj tregoi se ende nuk ka marrë ndonjë informacion në lidhje me hetimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në lidhje me vdekjet e mistershme që ndodhën të dielën në Klinikën Infektive.

Gafa e Armend Zemajt, e harron pozitën e tij

Gafa e Armend Zemajt, e harron pozitën e tij#Huqja

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 7 juillet 2020

.