Punimet në shëtitoren e Gadimes në Lipjan, Foto: Imri Ahmeti/ Facebook

Gadimja e Lipjanit do të bëhet me shëtitore

Në fshatin Gadime të Lipjanit, mëngjesin e sotëm kanë filluar punimet në ndërtimin i shëtitores tek pishat.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë të ditur, se ndërtimi i shtegut të ecjes do të ketë edhe shtegun e bicikletave e ndriçimin publik për banorët e këtij regjioni.

Sipas tij ky projekt është jashtëzakonisht i nevojshëm për ecje e rekracion.

“Ndër bukuritë e rralla natyrore, pishat e ajrin e freskët qytetarët shumë shpejt do të kenë mundësi të shijojnë tek shetitorja te pishat në Gadime që filluam sot si projekt, një zonë gjelbëruese në këtë mjedis me një pamje të mirë së shpejti do të jetë në shërbim të shëndetit e rekreacionit të qytetarëve jo vetëm të Gadimes por edhe më gjerë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ky projekt do të financohet nga Komuna e Lipjanit dhe do të kushtojë rreth 180 mijë euro.