Foto: Facebook/Shaip Kamberi.

Gabriel Escobar takon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar ka takuar përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Shaip Kamberi, deputet i Luginës në Parlamentin e Serbisë, ka shkruar në Facebook, se gjatë këtij takimi me diplomatin amerikanë është diskutuar për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”- ka shkruar Kamberi.