Foto: Docu Tech

“Fytyra ime nuk është Barkod”, DokuTech sjell edicionin e 9-të

Nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”, konferenca e teknologjisë – DokuTech, shënon edicionin e 9-të me radhë.

DokuTech këtë vit rikthehet në Termokiss, me një program të pasur, i cili do të shpaloset më 11 dhe 12 qershor.

Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e programit të sivjetëm të DokuTech, duke u regjistruar në këtë LINK.

Këtë vit, DokuTech do të mbledhë profesionistë të teknologjisë, sipërmarrës dhe drejtues kompanish të nivelit më të lartë, vendas dhe ndërkombëtar, për të eksploruar mundësitë, të papriturat dhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale, Shkenca dhe Mbledhja e të Dhënave, Inteligjenca Njerëzore, Mësimi i Makinerisë, Privatësia, Algoritmet, Sistemet, Edukimi dhe Revolucioni.

Përveç programit të folësve, në DokuTech do të ketë punëtori, masterklasa, Panairi ‘Bëje Vetë’ [Do It Yourself], programi i muzikës dhe të tjera, të cilat do t’i shpalosim ditëve në vijim.