FOTO ILUSTRIM

Fyen zyrtarët e Policisë, arrestohet një grua

Një grua në Prishtinë është arrestuar nga policia pasditen e djeshme në rrugën “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, e dyshuara ka fyer dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.