Futbollistët e Dritës kthehen në Kosovë, sytë kah vendimi i UEFA-s (FOTO)

Janë rikthyer futbollistët e klubit kosovar Drita FC para pak çastesh në Prishtinë.

Futbollistët e klubit gjilanas nuk arritën ta zhvillojnë një lojë të vlefshme për parakualifikimet në Ligën e Kampioneve me klubin nga Irlanda e Veriut, Linfield, për shkak se një lojtar gjilanas doli pozitiv në coronavirus.

“Kemi ateruar në Aeroportin e Prishtinës! FC DRITA”, thuhet në shkrimin e Drita FC.

Telashet me testet për COVID-19 bën që përkohësisht të pezullohet ndeshja ndërmjet dy ekipeve. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet ajo.