Pika kufitare Kosovë- Serbi në Jarinjë - Foto: KALLXO.com

Futbollistët e ‘Crvena Zvezdës’ kthehen në Beograd, Policia nuk i lejon të hyjnë në Kosovë

Futbollistët e klubit nga Beogradi, ‘Crvena Zvezda’, kanë arritur në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Jarinje por Policia e Kosovës nuk i ka lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, raporton televizioni serb RTS.

RTS raporton se pas një kohe të pritjes në kufi, futbollistët janë kthyer drejt Beogradit ndërsa ndeshja të cilën ata kishin planifikuar ta zhvillonin në Zveçan është shtyrë për të enjten dhe me siguri do të zhvillohet në një nga stadiumet brenda Serbisë.

Ata janë nisur sot nga Beogradi drejt Zveçanit ku është caktuar të luhet ndeshja në kuadër të Kupës së Serbisë kundër klubit ‘Trepça’ të Mitrovicës së Veriut, të cilin federata e Futbollit e Kosovës e konsideron si ilegal.

Drejtori sportiv i këtij klubi Bojan Jakshiq citohet nga mediat serbe të ketë thënë se ka marrë njoftimin nga Policia e Kosovës që kjo ndeshje nuk do të lejohet të zhvillohet.

Ndërkohë klubi nga serbia ka publikuar në Twitter një video ku shihet autobusi i tyre dhe tifozët duke u dhënë mbështetje.

 

Ditë më parë, FFK i kishte kërkuar Policisë së Kosovës që të mos e lejojë këtë ndeshje ë zhvillohet duke thënë se kjo federatë është organi i vetëm i autorizuar për të organizuar ndeshje të karakterit zyrtar brenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë, FIFA dit ëmë parë e ka ‘inkurajuar’ FFK-në që ta lejojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje.