Foto: Ilustrim

Fushë Kosovës - Arrestohet i dyshuari për shitje të sendeve të vjedhura

 

Janë arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë dhe blerje e sendeve të vjedhura.

Sipas Policisë së Kosovës një nga të dyshuarit ka vjedhur në depon e viktimës, më pas gjësendet e vjedhura ua ka shitur dy të dyshuarve tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovës më 2 shtator të këtij viti, përderisa arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se malli i vjedhur është konfiskuar dhe iu është dorëzuar pronarit.

Lidhur me rastin prokurori ka marr vendim që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajte, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullit.