Fushë-Kosovë, zhduket një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është raportuar zhdukja e një vajze të Bresje të Fushë Kosovës.

Rasti, sipas forcave të rendit, është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” – thuhet në njoftim.