
Marketit në Fushë Kosovë i vidhet mjalti
08.5.2020 - 10:36
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për vjedhje të mjaltës në një market.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, më 6 maj rreth orës 21:40.
Sipas njoftimit, pronari i një marketi ka informuar se ka ndaluar njërin nga të dyshuarit të cilët kishin vjedhur mjaltë me vlerë rreth 250 euro.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.