Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë - Vdes një fëmijë në rrethana të dyshimta

Policia e Kosovës njofton se dje në komunën e Fushë Kosovës një grua e komunitetit ashkali ka njoftuar se fëmija i saj ka ndërruar jetë.

Tutje policia sqaron se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Sipas policisë rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.