Foto Ilustrim, Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, të miturit vjedhin ushqim nën kërcënimin e pistoletës lodër

Në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje në një market nën kërcënim të armës lodër.

Sipas raportit të policisë, vjedhja është kryer prej katër personave të mitur.

Në lokal janë vjedhur gjëra ushqimore në vlerë prej 25 eurove, kurse njëri prej tyre i ka drejtuar sigurimit një armë (pistoletë lodër) dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Tutje në raport thuhet se Policia ka arritur t’i gjejë të dyshuarit të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin policor.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.