Ilustrim

Fushë Kosovë, sulmohet një grua deri sa po punonte në lokal

Një grua është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Miradi e Ulët në Komunën e Fushë Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës e njëjta ishte sulmuar nga njëri nga pesë të dyshuarit të cilit ishin rrahur mes vete në një lokal.

Gruaja e sulmuar në këtë rast ishte punëtore në lokal.

Tre prej të dyshuarve janë arrestuar ndërsa dy tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.