Fushë-Kosova - Foto: KALLXO.com

Fushë-Kosovë, rrahje mes motrës dhe dy vëllezërve të mitur

Tre persona raportohet të jenë përfshirë në një përleshje.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:20.

Sipas njoftimit, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Të përfshirë në këtë përleshje ishin tre anëtarë të familjes – motra dhe dy vëllezër (të mitur).

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.