Vendi ku po ndërtohet shkolla e kontestuar në Lagjen 300 në Fushë Kosovë. Foto: Kallxo.com

Fushë Kosovë, pronarët e lokaleve shkelin vendimet kundër coronavirusit

Tri raste të ndara janë raportuar në Policinë e Kosovës, ku pronarët i kanë hapur lokalet e tyre në Fushë Kosovë, ndonëse me vendim të Qeverisë kjo është e ndaluar, për shkak të rrezikut nga shpërndarja e coronavirusit.

Një ditë më parë, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50.

Sipas policisë, i dyshuari është hasur në kafiterinë e tij, duke punuar ndërsa në lokalin e tij kishin qenë edhe disa persona, për të cilin rast janë njoftuar edhe inspektorët komunal.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, mbrëmë rreth orës 21:30 në një tjetër vend, policia bën të ditur se i dyshuari është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me përhapjen e pandemisë.

Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Edhe në një rast tjetër, mbrëmë në Fushë Kosovë është raportuar se i dyshuari   është hasur duke punuar në lokalin e tij.

Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marrë vendim që të mbyll të gjitha bizneset, përveç marketeve dhe barnatoreve për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 26 raste të reja me coronavirus në Kosovë duke shtuar numrin e të infektuarve në 61.
Kurse, Qeveria e Kosovës mbrëmë saj ka marr disa vendime për parandalimin e virusit COVID-19.

Ndër to edhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 pasdite, si dhe nga ora 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, gjithashtu ndaohet qarkullimi jashtë shtëpive.