
Ilustrim
Fushë Kosovë, policia sekuestron kanabis nga vetura
18.1.2021 - 12:42
Në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, policia ka sekuestruar substancë narkotike të llojit kanabis.
Sipas të dhënave në raportin policor ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:30, ku policia kishte ndalur një makinë të tipit BMW dhe pas kontrollit është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.
Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një 29 vjeçar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit, policia ka iniciuar hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.