
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Fushë Kosovë - Policia ndaloi një të dyshuar për cenim të së drejtës për të kandiduar
10.2.2025 - 11:52
Policia në Fushë Kosovë e ka ndaluar një të dyshuar, pasi dyshohet se kishte kryer veprën penale: “cenim i të drejtës për të kandiduar” në ditën e Zgjedhjeve, më 09.02.2025.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 10.02.2025.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.