Fushë Kosovë, Policia deminon një granat dore

Policia ka deminuar një granat dore në Fushë Kosovë, pa incidente.

Sipas raportit policor, dje një punëtor sigurimi kishte njoftuar se kishte hasur në një granatë dore të pa shpërthyer. 

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka shpërthyer mjetin në vendngjarje pa incidente.