Fushë Kosovë, polici dyshohet se kanosi bariun

KALLXO.com ka marrë vesh se një polic, dyshohet se ka kanosur një bari në Fushë Kosovë.

Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes.

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë për KALLXO.com se i është rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimi i zyrtarit policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes

“Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast” – ka thënë Beka për KALLXO.com