Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Fushë Kosovë, pesë persona rrahen mes vete për pronë
14.8.2024 - 10:21
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 13.08.2024 në fshatin Sllatinë e Vogël në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes vete me mjete të forta pesë persona.
Sipas Policisë, lëndime trupore kanë pësuar të pestit si dhe një person i mitur.
Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.