Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fushë-Kosovë, përleshje mes fqinjëve për parking, 3 të lënduar

Tre persona janë lënduar në një përleshje që ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve në Fushë-Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 17:20 policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave.”, tha Hoxha./21Media