Policia/Ilustrim

Fushë Kosovë: Pas largimit nga puna sulmon kolegun

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë, pasi kishte sulmuar ish-kolegun e saj të punës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur si shkak i largimit të punës së të  dyshuarës. Sipas Policisë e arrestuara pas sulmit  kishte marrë para nga xhepi i viktimës.

Me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.