Ilustrim

Fushë-Kosovë, nusja dyshohet se e rrahu vjehrrën

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një grua dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30.

Tutje njoftohet se vitkima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.