Fushë Kosovë- Një vajzë dërgohet në strehimore pasi dyshohet se u rrah nga axha

Një grua është rrahur nga i dyshuari – axha i saj në Fushë Kosovë.

Pas sulmeve të marrë, viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

Sipas raportit të policisë, ende nuk dihen motive t që kanë çuar deri të dhuna fizike ndaj viktimës.

Viktima pasi është intervistuar në prezencë të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse është arrestuar sulmuesi.