
Fushë Kosovë, një grua raporton kolegun për dhunim
19.3.2023 - 09:35
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës në Fushë Kosovë, se derisa ishte në veturë me kolegun e saj, i njejti gjatë gjithë kohës kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyrën e saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.
Sipas Policisë, viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që i dyshuari më pastaj e kishte kanosur dhe për këtë arsye, sipas Policisë, nuk e kishte raportuar rastin.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në gusht të vitit 2022, ndërsa viktima e ka raportuar rastin më 17 mars 2023.