Ilustrim

Fushë Kosovë, një grua goditet nga makina

Në këmbësore është goditur nga një makinë në lëvizje në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sipas Florie Ahmetit, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:30,  në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Kallxo.com