Fushë-Kosovë, një fëmijë vdes nga lëndimet në aksidentin në oborr të shtëpisë

Një fëmijë ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që mori nga një aksident që dyshohet se ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë-Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se lidhur me rastin Policia është informuar rreth orës 16:00.

Sipas Borovcit, fëmija i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Koosvës ku është konstatuar vdekja e tij.

“Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagjja 28” në Fushë-Kosovë” – tha ai.

Tutje Borovci tregoi se aktualisht Policia është duke e trajtuar rastin.