Fushë Kosovë, nëna raporton zhdukjen e së bijës

Një qytetare nga Fushë Kosova ka raportuar zhdukjen e vajzës së saj.

Sipas raportimit të nënës në Policinë e Kosovës, vajza është zhdukur më 11 shtator të këtij viti, ndërsa për rastin Policia është njoftuar gjatë ditës së djeshme.

“Vajza është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim.

Rasti i cili po trajtohet si “Person i zhdukur”, është duke u hetuar.