Ilustrim

Fushë Kosovë – Nën kërcënim me armës i vidhet kuleta me 50 euro

Një grabitje me armë ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se një personi nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur kuletën me 50 euro në të.

Rasti raportohet të ketë ndodhur me 2 janar rreth orës 20:00 në rrugën e Pejës.

“Viktima ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur portofolin, në të cilin kishte 50 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.