FOTO: Ilustrim

Fushë-Kosovë, në pranga për shkak të dhunës në familje

Policia ka prangosur një person në Grabovc të Fushë-Kosovës dje rreth orës 18:00 nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Në raportin e saj, Policia thotë se i dyshuari është me probleme psiqike.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.