Fushë Kosovë, me sulm e kërcënime ia marrin telefonin një personi

Një vjedhje me sulm e dhunë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, sipas raportit Policisë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi ai me dy persona të tjerë, dyshohen se e kanë futur në një shtëpi të braktisur një person, ku e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim i kanë marrë telefonin celular.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 13:30.