Fushë Kosovë, mashtron qytetarin se do ta dërgojë jashtë shtetit me pasaportë false

Policia ka arrestuar një të dyshuar burrë pasi i njëjti ka mashtruar një burrë tjetër duke i kërkuar 2300 euro nën premtimin se  me një pasaportë false do ta dërgonte jashtë shtetit.

I dyshuari për fillim i kishte marrë 300 euro viktimës, ku më pas viktima ka kuptuar se ishte i mashtruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35.