Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, konfiskohet një armë me dy fishekë

Në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës dje rreth orës 12 në mesnatë është arrestuar një person.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar një armë – pistoletë me një karikator me dy fishekë të kalibrit 9mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.