Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, konfiskohen tabakë me duhan të kontrabanduar

Një burrit nga Fushë Kosova i janë gjetur 350 pako (tabakë) duhan gjatë kontrollit të veturës.

Sipas policisë, ky mall dyshohet se është i kontrabanduar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.