Fushë Kosovë - Kërcënoi se nëse nuk i jepnin para do ta hedhë vetën në ajër me bombë

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një granat dore e cila është gjetur në afërsi të objektit të komunës së Fushë Kosovës.

Sipas detajeve të policisë, dje rreth orës 14:43, në Fushë Kosovë, njësitet policore kanë arrestuar një person të dyshuar i cili kishte kanosur me granatë dore se nëse prindërit e tij nuk i japin para, do ta hedhë veten në ajër.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore për deminim të Policisë së Kosovës kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Bombë mbrapa objektit të komunës së Fushë Kosovës – FOTO