Ilustrim

Fushë Kosovë, këmbësorja goditet nga mjeti për prerjen e druve

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme me një mjet të improvizuar në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 17:00, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, një person i dyshuari i cili ishte duke drejtuar një mjet të improvizuar, sharrë- cirkullar për prerje të druve, ka goditur një këmbësore.

Sipas policisë, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.