Foto: Reporter.al

Fushë Kosovë - Gruaja godet me kabllo burrin e saj

Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:10 minuta.

Tutje policia sqaron se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.