Fushë Kosovë, gruaja godet burrin me enë kuzhine

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Fushë Kosova është goditur me enë kuzhine nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.

Sipas PK-së deri tek rasti kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa rasti është nën hetime.